Pamje nga mbledhja e sotme e Komisionit për buxhet dhe financa - Foto: KALLXO.com

Projektligji për miniera dhe minerale shqyrtohet në Komision

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa raporte e projektligje.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e mbajtur e Komisionit, dt. 8.05.2018;
  3. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017;
  4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2017;
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiare të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017;
  6. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 06/L-009 për Ndërmjetësim dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit;
  7. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 06/L-027 për Miniera dhe minerale dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal;
  8. Të ndryshme.