Programet e partive – zgjedhjet 2013

Këtë të enjte “Jeta në Kosovë” diskuton për planprogramet e partive politike për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Cilat janë problemet aktuale nëpër komuna? Sa do të ndryshojnë partitë politike qasjen e premtimeve nga zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2009?

Çfarë ofertash duhet të kenë për planifikim urban, për zhvillim ekonomik, e çfarë për shërbime komunale? Sa është e efektshme qeverisja lokale dhe sa qytetarët janë të kënaqur me ato shërbime që ofron komuna?

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Leonora Kryeziu – drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike;
Agron Demi – drejtor ekzekutiv, Instituti GAP;
Hajrulla Çeku – drejtor ekzekutiv i OJQ-së “EC ma ndryshe” dhe
Arbana Xharra – kryeredaktore në të përditshmen “Zëri”

“Jeta në Kosovë” transmetohet të enjten menjëherë pas lajmeve qendrore të RTK-së.