Driart Elshani | Foto: KALLXO.com

Profesori Kosovar Mban Ligjëratë në Gjenevë

Driart Elshani, profesori i Shkencave Kompjuterike do të ligjërojë të martën në Gjenevë në Forumin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Qeverisjen e Internetit.

Në ligjëratën e tij Elshani do të flasë për të dhënat e hapura në rastin e Kosovës.

Në forumin ku do të ligjërojë Elshani, diskutohet edhe për sigurinë kibernetike dhe çështje të tjera që lidhen me internetin.

Profesorin Elshani e ka përgëzuar për ligjëratën që do të mbajë, edhe ambasadorja e Kosovës në ShBA Vlora Çitaku

“Sa mirë me pa kësi lajme!! Bravo Driart Elshani!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Në vitin 2014, Driart Elshani ishte i ftuar në Emisionin “Jeta në Kosovë” që iu kushtua të kthyerve në Kosovë pas shkollimit në vendet perëndimore.