Zjarri i filmit i ndezur pranë mureve të qytetit. Foto: Dulist.hr

Producentët e ‘Robin Hood’ Akuzohen se Dëmtuan Dubrovnikun

Autoritetet në qytetin kroat të Dubrovnikut janë akuzuar për “degradim të papërgjegjshëm” të trashëgimisë së qytetit në lidhje me xhirimin e filmit të Hollivudit Robin Hood: Origins, ku luajti edhe fituesi i çmimit Oskar, Jamie Fox.

Shoqëria e Historianëve të Artit në Kroaci, DPUH, të enjten dënoi “sjelljen e papërgjegjshme ndaj qendrës së monumentit të Dubrovnikut për qëllime xhirimi,” duke e akuzuar qytetin se ka lejuar “degradimin e turpshëm të një prej monumenteve më të rëndësishme kroate”.

DPUH tha se ishte veçanërisht kundër mënyrën se si në pjesë të qytetit të vjetër dhe në muret e tij ishin instaluar struktura druri për të dhënë idenë e një qyteti mesjetar, të vëna aty prej mungesës së sigurisë.

DPUH gjithashtu u ankua se kuajt e përdorur në sheshin e xhirimit nuk kishin pasur thundra në këmbë, duke kërcënuar kështu rrugët origjinale me gurë të qytetit.

Shoqëria tha gjithashtu ishin përdorur maune dhe vinça në rrugën qendrore të Qytetit të Vjetër, Stradun, ku kishin fjetur stafi i filmit.

“Kulmi ishte skena përfundimtare e vënies së zjarrit në fshatin e vogël të Posatit [një zonë afër mureve të qytetit], që shfaqej si një ‘efekt special’ por në fakt ishte një zjarr real i kontrolluar,” shkroi shoqëria.

DPUH pretendon se kryebashkiaku aktual dhe as ai i vjetri, Andro Vlahusiq – cili lidhi marrëveshjen me prodhuesit e filmit – apo autoritetet e qytetit nuk kanë të drejtë ta përdorur “qytetin si të duan, veçanërisht për përfitime monetare”.

“Dubrovniku është një monument kulture kombëtare dhe botërore dhe detyra e brezave të tashëm është t’ia kalojnë atë atyre të ardhshëm në gjendjen më të mirë të mundur,” përfundoi shoqëria që informoi të gjitha autoritetet shtetërore dhe ndërkombëtare për këtë çështje.

Dubrovniku, që Bajroni e ka cilësuar si “Perla e Adriatikut” është bërë një set i njohur xhirimesh për filmat e njohur në vitet e fundit. Ai ishte sheshxhirimi i episodit të tetë të filmit fantastiko-shkencor Lufta e Yjeve në marsin e shkuar.

Gjithashtu ishte vendi ku pati skena nga seriali më i rëndësishëm Loja e Froneve. Ish-kryebashkiaku Vlahusiq gjithashtu lajmëroi në shkurt se ekzistonte një mundësi e madhe që filmi i ri i James Bond të filmohen në qytet.

BIRN pyeti administratën e qytetit që t’i përgjigjej akuzave për neglizhencë por nuk mori përgjigje në kohën e publikimit.