Bodrum i përmbytur në "Rrugën B" - Foto: Facebook

Probleme me Kanalizim, Përmbyten Bodrumet në ‘Rrugën B’

Për shkak të disa problemeve në kanalizim ka pasur përmbytje të bodrumeve në ndërtesat që gjenden në “Rrugën B” të kryeqytetit.

Mirëpo, sipas kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, këto probleme me kanalizim janë sanuar dje nga ekipet emergjente dhe bodrumet tash janë të qasshme.

Këtë e ka bërë të qartë kryetari Ahmeti në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

“Dje, ekipet emergjente kanë sanuar problemin e kanalizimit në rrugen B dhe bodrumet janë tani të qasshme”, ka shkruar Shpend Ahmeti.

Sipas fotografive të postuara nga vetë kryetari, uji i kanalizimit në bodrume ka arritur lartësinë edhe rreth një metër.

Këto janë fotografitë e publikuara nga Shpend Ahmeti.