Pritja e Princit Charles në Fotografi e Video

Princi i Wallesit dhe Dukesha e Cornwall-it tashmë janë në Kosovë dhe kanë filluar agjendën e takimeve.

Sapo kanë ardhur në Prishtinë nga Aeroporti, ata janë ndalur në një pritje të organizuar për të në të cilën po marrin pjesë liderë të Kosovës nga qeveria dhe opozita, drejtues të institucioneve të pavarura si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Princi Charles ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit në këtë pritje, madje duke iu afruar edhe tavolinës ku janë duke qëndruar liderët e opozitës.

Ndërkohë që Princi vazhdonte bashkëbisedimet nga tavolina në tavolinë, të parët që janë larguar nga kjo ndejë kanë qenë kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Pak pas tyre është larguar edhe Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi. [envira-gallery id=”2245632″]

 

#kallxo