Foto: Komuna e Prishtinës

Prishtina i ngjan qeverisë, bëhet me 16 drejtori

Nga 13 drejtori sa kishte komuna e Prishtinës, me vendim të kryetarit Shpend Ahmeti kryeqyteti tashmë ka 3 drejtori më shumë.

Komunës i është shtuar drejtoria e parqeve, ndërsa me ndarjen e dy drejtorive të mëhershme, janë formuar katër sosh.

Me vendim të kryetarit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies është ndarë në dysh: drejtoria për shëndetësi dhe drejtoria e mirëqenies sociale.

Po ashtu, Drejtoria për Rini Kulturë dhe Sport, është ndarë në dy drejtori: atë të sportit dhe atë të kulturës.

Rrjedhimisht me ndarjen e këtyre drejtorive, nga dy në katër dhe shtimin e drejtorisë së parqeve, Komuna e Prishtinës tash e tutje do të ketë 16 drejtori.

KALLXO.com kishte raportuar se si Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk e ka mbajtur një nga premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore sa i përket emërimit të grave në krye të drejtorive.

Këtu mund ta gjeni vendimin e Shpend Ahmetit për shtimin e tri drejtorive.