Prishtina. Foto: Jim Greenhill/Flickr

Prishtina Diskuton për Xhaminë

Kuvendi komunal i Prishtinës sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Ndër 15 pikat që priten të diskutohen do të jetë edhe ajo për Xhaminë që është paraparë të ndërtohet afër Postës në Prishtinë.

Në këtë mbledhje po ashtu do të diskutohet edhe propozimvendimi për dhënien e pronës komunale për shfrytëzim ambasadës së Shqipërisë.

Mbledhja fillon në orën 10:00.