Foto: Atdhe Mulla

Prishtina dhe Prizreni në Rinumërim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që të rinumërohen të gjitha kutitë e votimin në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.

Mulë Desku nga PZAP tha për KALLXO.com se përveq këtyre komunave në rinumërim do të shkojnë edhe disa vendvotime në Dragash dhe Rahovec

“Është vendosur që të rinumërohen të gjitha vendvotimet në Prishtinë dhe Prizren, 35 vendvotime në Komunën e Dragashit dhe tre vendvotime në Rahovec”, tha Desku.

Sipas Deskut, arsyeja për këtë vendim është parregullsia që është konstatuar nga PZAP.