Prishet Asfalti pa i Mbushur 24 Orë

Dje pjesët e dëmtuara të rrugës kryesore në fshatin Skivjan të Gjakovës ishin asfaltuar, ndërsa po u bërë 24 orë të plota ka dalë në pah cilësia e dobët e punimeve.

Banori i Skivjanit, Hazir Rragamaj, tha për KALLXO.com se arnimi i rrugës kryesore me asfalt ka filluar dje, kurse sot duket sikur ishte intervenuar vite me parë.

Ekskavatorët të kompanisë punëkryese shiheshin ende buzë rrugës të parkuar, por jo edhe punëtorët.