Prezantohet Raporti për Institucionet Korrektuese

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSI) dhe Civil Rights Defenders (CRD), mban konferencën “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese të Kosovës”, ku do të prezantohen gjetjet kryesore si rezultat i monitorimit të institucioneve korrektuese në Kosovë përgjatë vitit 2017.

Monitorimi i vendeve të privimit nga liria ka për qellim të vlerësojë respektimin e të drejtave të njeriut në këto institucione, të parandalojë cenimin e të drejtave të njeriut dhe të kontribuojë në rritjen e transparencës së institucioneve përgjegjëse.

Gjetjet e prezantuara i paraprijnë Raportit Vjetor që do të publikohet në fillim të vitit 2018. Konferenca mbahet në orën 10:00.