Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

BE Pret 'Ratifikim të Shpejtë' të Demarkacionit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, pas takimit me liderët e partive politike ka thënë që pret që marrëveshja për demarkacionin të ratifikohet shpejt e suksesshëm.

“Mezi po presim që shpejt dhe suksesshëm të ratifikohet marrëveshja e diskutuar gjatë për demarkacionin me Malin e Zi, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës më afër mundësisë që të gëzojnë lëvizjen e lirë dhe pa viza”, ka shkruar ajo në faqen zyrtare të BE-së në Kosovë.

Tutje Apostolova ka thënë se mirëpret deklaratën e përbashkët mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin.

“Në takimin e sotëm, në prezencë të presidentit Hashim Thaci, partitë politike demonstruan se konsensusi i gjerë në interes të Kosovës është mund të mbizotërojë”, tha ajo.