Doris Leuthard

Presidentja e Zvicrës Uron për Ditën e Pavarësisë

Presidentit Thaçi i ka ardhur një urim për nëntëvjetorin e pavarësisë edhe nga Presidentja e Zvicrës Doris Leuthard.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca e Kosovës në urim Presidentja e Zvicrës uron forcimin e besimit dhe miqësisë mes dy shteteve.

“Jam e bindur se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe në vitin vijues. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë,” thuhet në urimin e Presidentes Doris Leuthard.

Thaçi dje për përvjetorin e pavarësisë pranoi urime edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump, Mbretëresha britanike Elizabeta II.

http://kallxo.com/donald-trump-uron-popullin-e-kosoves-per-diten-e-pavaresise/

http://kallxo.com/mbreteresha-elizabeta-ii-uron-presidentin-thaci-per-17-shkurtin/