Presidenti Thaçi Pjesëmarrës në Konferencën e Parisit

Pas udhëtimit të tij në Bullgari, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur për në Francë ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Parisit.

Thaçi në këtë konferencë e cila po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës pritet të flaës për të ardhmen e Bashkimit Evropian, si  dhe për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës nëpërmjet perspektivës evropiane.

Zyra për Media e Presidentit ka bërë të ditur se Presidenti do të angazhohet për të rikonfirmuar gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha reformat që përshpejtojnë anëtarësimin në strukturat euroatlantike.

Ai po ashtu pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme, pjesëmarrëse në këtë konferencë.