Foto: RTV 21

Presidenti Thaçi Kujton 24 Marsin e 1999-ës

Presidenti Hashim Thaçi përmes një statusi në Facebook ka kujtuar bombardimet e NATO-s që fillun 19 vjet më parë kundër forcave ushtarake dhe policiore serbe.

Thaçi shkruan se ndërhyrja e NATO-s ka qenë alternativa e vetme për t’u dhënë fund vuajtjeve të popullit.

Me 24 mars të vitit 1999, Aleanca e NATO-s ndërmorri një fushatë ajrore të bombardimit ndaj Serbisë pasi që ishin shteruar të gjitha mundësitë e arritjes së paqes përmes bisedimeve.

Ky është shkrimi i plotë i Presidentit Thaçi:

Sot u bënë 19 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe. Pasi përpjekjet diplomatike ndërkombëtare nuk e ndalën agresionin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s kishte mbetur alternativë e vetme për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit tonë.

U jemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së, shteteve të BE-së dhe Aleancës së NATO-s, që me intervenimin e tyre hapën kapitullin e çlirimit të Kosovës.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e paqes, sigurisë dhe për një të ardhme në fqinjësi të mirë në tërë rajonin. HTH