Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Presidenti Thaçi Fal Shtatë  të Burgosur (DOKUMENT)

Shtatë persona të cilët po vuajnë dënime në burgjet e ndryshme të Kosovës janë falur me dekret presidencial nga Hashim Thaçi.

Në prag të përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti ka shpallur dekretin që u fal pjesën e mbetur të dënimit një gruaje dhe tre burrave ndërsa të tjerëve iu falen disa vite nga dënimet e tyre.

Personat e falur janë : Lirije Gërguri, Haxhi Jahaj, Fadil Binaku, Ridvan Syla, Isa Mazreku ( të cilit i falen 4 vite), Valbona Zogaj( i falen dy vite) dhe Hamit Hyseni ( i falen 3 vite).

Në dekretin e publikuar në Gazetën Zyrtare nuk specifikohen veprat e kryera nga këta të dënuar.