Thaçi duke dekretuar rishikimin e buxhetit | Foto: Facebook

Presidenti Thaçi Dekreton Rishikimin e Buxhetit

Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Buxhetin janë dekretuar sot nga Presidenti Thaçi.

“Sapo nënshkrova dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij”, shkroi Thaçi në Facebook.

Ai më tutje tregoi se çfarë synohet me rishikim buxheti.

“Riorientimi i mjeteve i bërë me rishikimin buxhetor synon zhvillim më të qëndrueshëm dhe stabilitet makroekonomik”, vijoi postimi i Thaçit.

Rishikimi i buxhetit u miratua në Kuvendin e Kosovës më 31 tetor.