FOTO: Presidenti Hashim Thaçi me familjaret e Ejup Statovcit

Presidenti Thaçi dekoron me medalje presidenciale Ejup Statovcin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur familjen e ish-rektorit Ejup Statovci në zyrën e tij. Me këtë rast presidenti Thaçi ua ka dorëzuar medaljen presidenciale të 10 vjetorit të pavarësisë.

“Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, si drejtues i Universitetit të Prishtinës në periudhën e viteve të 90-ta, sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova ish-rektorin Ejup Statovci (pas vdekjes). Profesori Statovci u vu në krye të protestave masive më 1 tetor 1997 dhe u bë shembull frymëzues për të gjithë studentët”, tha presidenti Thaçi.

Medaljen presidenciale të 10 vjetorit të pavarësisë, e pranuan gruaja dhe vajza e Ejup Statovcit.

Prof. Dr. Ejup Statovci ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës në periudhën 26 nëntor 1991 e deri më 31 dhjetor 1997. Gjatë asaj kohe  ai u angazhua për shpëtimin e Universitetit të Prishtinës nga mbyllja e tij prej okupuesit serb.