Presidenti Hashim Thaçi me minatorët e gjigantit Trepça - Foto: Facebook

Presidenti Nënshkruan Ligjin për Trepçën

Përmes një postimi të para pak minutave në “Facebook”, presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se sapo ka nënshkruar Ligjin për Trepçën. Nënshkrimi i Ligjit të Trepçës vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në vendimin e publikuar sot, Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë presidentit ta nënshkruante Ligjin.

Në vendimin e publikuar sot, Kushtetuesja e ka shpallur të papranueshme ankesën e grupit parlamentar “Lista Serbe” ndaj këtij Ligji. Sipas vendimit, Gjykata e ka shpallur ligjin e miratuar këtë muaj në Kuvend si kushtetues për nga përmbajtja dhe procedura e ndjekur për miratim në Kuvend.

http://kallxo.com/gjykata-kushtetuese-refuzon-listen-serbe-per-trepcen/

Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar edhe kërkesën e Listës Serbe për ta shpallur një “masë të përkohshme” ndaj këtij Ligji.

Ligji duhet të hyjë në fuqi deri më 2 nëntor, në mënyrë që Trepça t’i shpëtojë likuidimit.

http://kallxo.com/lista-serbe-pret-vendim-korrekt-te-kushtetueses/

“Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne. Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

“Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë”, ka shtuar ai.

Më 7 shtator, “Gazeta Jeta në Kosovë“ ka shkruar se si shteti rrezikonte ta çonte në likuidim gjigantin “Trepça”.

Shteti Rrezikon Trepçën

Në orët e para të 8 tetorit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Trepçën.

http://kallxo.com/politikanet-urojne-per-ligjin-e-trepces/