Presidenti Mban Fjalimin e Fundvitit Para FSK-së

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, do të mbajë fjalimin e fundvitit para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ngjarja, sipas një komunikate të Presidencës, do të zhvillohet në palestrën sportive në Komandën e Forcave Tokësore, në kazermën “Adem Jashari” në ora 14:00.

Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të shndërrohet në Forcat e Armatosura pas ndryshimeve kushtetuese që pritet të bëhen.

Presidenti Thaçi kishte premtuar në fillim të këtij viti shndërrimin e FSK-së në FAK “brenda pak ditësh”, por u tërhoq nga kjo nismë përballë presionit dhe sugjerimeve të faktorëve ndërkombëtarë, të cilët kërkonin që ky proces të ndodhte përmes ndryshimeve kushtetuese e jo thjesht përmes ndryshimit të Ligjit të FSK-së.