Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Presidenti Kërkon Zbardhjen e Vrasjes së Ivanoviqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj vrasjes së sotme të politikanit serb në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviq

Thaçi në reagim ka bërë thirrje për kapjen e autorëve të vrasjes.

“I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”, tha ai.

Ai ka apeluar te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje.