Stevan Veselinoviq jep betimin si anëtar i ri i KQZ-së - Foto: Presidenca e Kosovës

Presidenti Emëron Stevan Veselinoviqin Anëtar të KQZ-së

Presidenti Hashim Thaçi sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinoviq, në cilësinë e përfaqësuesit të grupit parlamentar të Listës Serbe.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Anëtari i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinoviq, sot ka dhënë betimin para presidentit Thaçi.