Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Presidenti Dekoron Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me Medalje Presidenciale Jubilare.

Presidenti i ndau këto medalje për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këto medalje u jepen personaliteteve që kanë pasur rol në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe në periudhën e shtetndërtimit./21Media