Presidenti Thaçi dekoron gjeneralin Rrahman Rama - Foto: Facebook

Presidenti Dekoron Gjeneralin Rrahman Rama

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar me dekorimin e personaliteteve me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë.

Ai sot ka dekoruar komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama.

“Gjenerali Rama ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, derisa tash e dy dekada ka ndihmuar në transformimin dhe zhvillimin e FSK-së”, ka shkruar presidenti Thaçi në “Facebook”.

Disa personalitete e kanë refuzuar dekorimin nga presidenti Thaçi, përfshi këtu edhe ish bashkëpunëtorë të tij të dikurshëm.

Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni, Rexhep Selimi, Veton Surroi, Rexhep Qosja, Sylejman Selimi, Kolë Berisha e disa të tjerë e kanë refuzuar dekorimin nga presidenti Thaçi.

Krypometri e ka zënë në rrenë presidentin Thaçi, kur ky i fundit kishte deklaruar se ende s’i ka dekoruar dhe si të tillë nuk mund të refuzojnë dekoratën.

Lëmshi për Dekoratat e Presidentit Thaçi

Mirëpo kur zyra e tij kishte njoftuar opinionin, kishte deklaruar se kjo është lista e të dekoruarave nga Presidenti.