Vërshimet në Malishevë

Premtohet Kompensim për Bujqit e Dëmtuar nga Vërshimet

Ministria e Bujqësisë ka premtuar se do t’i kompensojë të gjithë bujqit që janë prekur nga vërshimet pas reshjeve të fundit.

“Duke marrë parasysh gjendjen aktuale në terren me ç’rast disa zona të vendit janë vërshuar nga prurjet e lumenjve të cilat erdhën si pasojë e shiut të pandërprerë të tri ditëve të fundit, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka vlerësuar të arsyeshme që t’i kompensojnë të gjitha dëmet që u janë shkaktuar me këtë rast fermerëve në sektorin e bujqësisë”, thuhet në komunikatën e kësaj Ministrie.

Në një njoftim të Ministrisë së Bujqësisë thuhet se është formuar komisioni për vlerësimin e gjendjes.

“Është formuar komisioni i cili do të bëjë vlerësimin e gjendjes në terren për të parë nga afër të gjitha dëmet që ka shkaktuar kjo fatkeqësi, si dhe të përgatis raporte për vlerën e këtyre dëmeve”, thuhet në komunikatë.