Pozitë e Opozitë Rikonfirmojnë Ndasitë

Në takimin e sotëm të zhvilluar në Prishtinë liderët e partive të pozitës dhe opozitës nuk u pajtuan rreth një deklarate të përbashkët për demarkacionin me Malin e Zi.

“Marrëveshja nuk u arrit se koalicioni qeverisës nuk pati gatishmëri. Ndoshta vazhdojnë bisedimet e ne si opozitë kemi prit ta nënshkruajmë e të ecim tutje. E vetmja çështje që u diskutu ka qenë rishikimi i marrëveshjes, por opozita nuk ka qenë e gatshme,” tha Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën.

Edhe kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri konfirmoi mosarritjen e pajtimit për deklaratën.

“Mendoj që këto takime do të vazhdojnë nëse Naim Rashiti ka qëllim t’i vazhdojë. Kjo mënyrë e të ndryshuarit të mendimeve brenda natës është e rrezikshme. Kemi qenë të pajtuar me draftin paraprak të bërë nga Naim Rashiti,” tha Visar Ymeri.

Njohësi i çështjeve politike Naim Rashiti i mbështetur nga shtetet e QUINT-it është duke organizuar disa takime në mënyrë që të zbuten dallimet rreth marrëveshjes për demarkacionit mes pozitës dhe opozitës.

Por ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së Arban Abrashi tha se partitë opozitare i kanë shtuar tjera fjalë draftit për të cilin ishte arritur marrëveshja.

“Partitë opozitare dje kanë shtu fjalë shtesë nga drafti. Ideja ka qenë shqyrtohet edhe një herë, ata kanë shtuar fjalë. Ne do ta ofrojmë krejt dokumentacionin mes partive politike edhe një herë. Fjalët shtesë duhet të rishqyrtohen nga opozita. Ne do vazhdojmë në grupe të eksperteve e asi teknike deri në marrëveshje,” tha Arban Abrashi.

Ai bëri të ditur se pozita e opozita duhet shpejt të pajtohen rreth draftit të deklrataës së hartuar në takimet me Rashitin dhe QUINT-in.

“Po flas për presionin e BE-së që të kryhet ky proces sa më shpejt. Mund të ndodhë që të kryhet brenda muajit,” tha Abrashi.

Takimin mes liderëve të subjekteve kosovare e lëshoi që në fillim të tij ramush haradina që akuzoi kryetarin e LDK-së dhe Kryeministrin Mustafa se për demarkacionin po flet si Murat Meha.

http://kallxo.com/haradinaj-dola-se-mustafa-po-flet-si-meha/