Posterët afër qendrës së votimit në Gjilan | Foto: KALLXO.com

Posterët e Kandidatëve Afër Qendrës së Votimit në Gjilan

Në Komunën e Gjilanit posterët e kandidatëve për deputetë janë vendosur afër qendrës së votimit në kundërshtim me ligjin.

Posterët e kandidatëve janë vendosur më pak se 100 metra nga qendra.

Gazetari i KALLXO.com thotë se fotografitë janë 28 hapa larg nga oborri i shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan ku është e vendosur qendra e votimit 0401X.

Gjithashtu afër qendrës së votimit në Gjilan është parë një veturë që parakalonte me logo të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

KALLXO.com shkroi sot edhe për një poster tjetër të vendosur afër një qendre të votimit në Hajvali.

http://kallxo.com/parregullsi-ne-hajvali/

Zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen sot, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.

Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së.