Salla e Kuvendit të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Porosia e Ambasadave për Deputetët e PAN

“Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë “thuhet në deklaratën e përbashkët të QUINT

E njëjta porositë liderët e vendit mos të ndërtojnë situata të bllokadave institucionale por të vazhdojnë me reforma “Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete “thuhet në deklaratë.

Kuvendi i Kosovës i themeluar nga zgjedhjet e 11 qershorit ende nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin dhe të nisë procedurat e votimit të qeverisë së re. Seancat e kuvendit në vazhdimësi janë ndërprerë në mungesë të deputetëve të koalicionit PAN. Këta të fundit refuzojnë të jenë pjesë e seancave duke kërkuar vazhdimisht shtyrjen e tyre. Për të hënën kuvendi ka paraparë mbledhjen e radhës ndërsa në deklaratën e tyre shtetet e QUINT i kanë porositur qartë deputetët. “ Një parim primarë dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe ta lejojnë fillimin e punës së saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shteteve të QUINT-it