Mike Pompeo - Foto: REL/Reuters

Pompeo konfirmohet në postin e Sekretarit të Shtetit

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar ish-drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo në postin e Sekretarit të Shtetit, duke i dhënë fund kështu betejës për konfirmimin e tij në këtë pozitë.

Pompeo është akuzuar nga demokratët se ka pikëpamje anti-myslimane dhe qëndrime homofobike.

Pompeo ka marrë 57 vota për dhe 42 kundër në Senatin amerikan, duke u zgjedhur kështu në postin e kryediplomatit amerikan.

Paraardhësi i tij, Rex Tillerson është shkarkuar muajin e kaluar, nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Senatorët republikanë, që kanë shumicën në Dhomën e Lartë, kanë votuar në mënyrë unanime për Pompeon. Edhe gjashtë demokratë kanë votuar pro zgjedhjes së Pompeos në këtë post. (REL)