Oda Ekonomike e Kosovës

Politika e Ngufati Ekonominë në 2015

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) vlerësoi se në vitin 2015 agjenda politike ka dominuar mbi ekonominë e vendit.

Në konferencën përmbyllëse për këtë vit. Kreu i OEK, Safet Gërxhaliu, kritikoi politizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike si dhe reformën fiskale të nisur gjatë këtij viti.

“Agjenda politike ka dominu në krahasim me atë ekonomike, në vitin 2015, moskompletimi dhe politizimi i bordeve drejtuese të ndërmarrjeve dhe agjencioneve publike ka lënë pasoja dhe po vazhdon ta dëmtojë ambientin biznesor në Kosovë. Ndryshimi i procesit të fiskalizimit dhe efektet negative të tij do të na kushtojnë”, tha Gërxhaliu.

Ai shprehu shqetësimet për ato që i cilësoi si dështime në procesin e privatizimit.

“Diplomacia ekonomike dhe politizimi ose mosprofesionalizimi i vendosjes së stafit është ajo që e karakterizon këtë vit, dështimi në procesin e privatizimit, në veçanti qasja karshi Trepçës është po ashtu një sfidë. Furnizimi me energji elektrike dhe çmimi i saj i lartë që ndikon drejtpërdrejtë në prodhim dhe biznes, është një pikë që duhet të adresohet, burokracia institucionale e përcjellë me mos profesionalizëm,” shtoi ai

Krahas shqetësimeve kryetari  OEK-ut e vlerësoi pozitivisht nënshkrimin e MSA-së e pakon e re fiskale.