Foto-ilustrim

Policja Lëndohet Pasi Sulmohet Nga Një Grua

Një grua është arrestuar dje në Prishtinë pasi i ka shkaktuar lëndime trupore një zyrtareje të Policisë së Kosovës gjatë sulmit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 8:40 të mëngjesit të së premtes.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore-viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit e dyshuara lirohet ne procedure te rregullt”, thuhet në raportin ditor të policisë.