Policia: Zero-Tolerancë Ndaj të Gjithë Kundërvajtësve në Trafik

Për këtë qëllim Policia njofton se ka shtuar prezencën e njësiteve në komunikacion dhe se është duke e aplikuar masën zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik.

Si rezultat i kësaj është shtuar edhe numri i gjobave të shqiptuara.

Sipas raportit të sotëm të Policisë, gjatë 24 orëve të kaluara janë shqiptuar 2.218 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, duke përfshirë edhe për tejkalimin e shpejtësisë e që është njëri prej shkaktarëve kyç të aksidenteve me pasoja fatale.

Ndërsa “Task Forca” e formuar ditë më parë do të vazhdojë me angazhimet e saj në terren deri në arritjen e qëllimit dhe objektivave, që janë përmirësimi i sigurisë në trafik dhe parandalimi i aksidenteve.

Po ashtu, Policia e ka përsëritur apelin drejtuar shoferëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik.