Policia Zbuloi 300 Kg Kanabis

300 kilogram substancë narkotike të llojit kanabis sativa janë kapur nga Policia shqiptare gjatë një aksioni të koduar me emrin “Java”.

Policia e Vlorës e përkrahur nga njësi tjera relevante pas hetimeve të kryera ka arritur të zbulojë sasinë e narkotikëve dhe të arrestoj poseduesin e tyre, shtetasin shqiptarë me inicialet A.D.52 vjeç.

Në vijim të operacionit masiv antidrogë të zhvilluar nga Policia e Vlorës gjatë gjithë javës në territorin e Llakatundit për goditjen e prodhimit dhe shitjes, apo trafikimit të lëndëve narkotike më datë 17.07.2017, seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion  policor në fshatin Grabian Vlorë.

“Si rezultat e i operacionit në një pjesë tokë (Ullishte) u gjetën të fshehur dhe u sekuestrua 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar  Kanabis Sativa, me peshë totale 300 Kg”, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.