FOTO: RTV21

Policia Vendoset 'Te Rrethi', Ende Nuk ka Protestues

Edhe pse është paralajmëruar që sot do të ketë protestë në lidhje me heqjen e flamurit kombëtar “Te Rrethi”, në këtë vend nuk ka ndonjë protestues, përveç kalimtarëve të rastit.

Në vendin ku mbrëmë është vendosur flamuri shtetëror në vend të atij kombëtar janë forca të Policisë.

Njëri nga kalimtarët që po vëzhgonin nëse ka ndonjë protestues, Adem Miftari , largimin e flamurit kombëtar e ka konsideruar si hajni.

Ai ka propozuar që flamuri kombëtar i cili mbrëmë u largua të vendoset tek rrethi për Veternik.

Sipas tij duhet të bëhet ky veprim pasi që qytetarët janë të mllefosur. Në vendin ku është paralajmëruar protesta qarkullimi po vazhdon normalisht.

Ndryshe mbrëmë vonë flamuri shqiptar është zëvendësuar me atë shtetëror për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.