Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Policia ua Ndalon Përkohësisht Vozitjen 590 Personave

Në një komunikatë Policia e Kosovës ka njoftuar për masat që ka ndërmarrë gjatë janarit për të rriur sigurinë rrugore.

Sipas të dhënave të publikuara nga 1 deri më 31 janar janë shqiptuar 30,379 gjoba, ndërsa ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik nga 1 muaj deri në dy vjet u është shqiptuar 590 personave.

Policia ka shqiptuar edhe 1,146 gjoba me të cilat parashihen edhe pikë negative.

Policia në komunikatë kërkon kujdes gjatë pjesëmarrjes në trafik.

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të u përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi, e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, thuhet në komunikatë.

Policia tregon se nuk e ka qëllim primar ndëshkimin.

“Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore”, shpjegohet në komunikatë.

KALLXO.com ka shkruar edhe për apelet tjera të policisë për kujdes në trafik.

Të dhënat e Policisë së Kosovës për gjobat në janar