Policia Tregon Çfarë Gjeti në Veturën e Kontrolluar Dje

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për një makinë të kontrolluar dje në Prishtinë.

Sipas policisë mbrëmë janë arrestuar tre persona në Rrugën “Fehmi Lladrovci” të Prishtinës, pasi gjatë kontrollit të tyre dhe makinës me të cilën po udhëtonin janë gjetur armë.

Policia në raport njofton për konfiskimet që ka bërë pas kontrollit.

“Janë gjetur dhe konfiskuar: një sprej, dy thika, një kaçavidë, një  çekan, një palë dara dhe dy pale doreza”, thuhet në raport.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit të arrestuarit janë liruar.

KALLXO.com shkroi dje për kontrollin e kësaj makine, pasi një qytetar e dërgoi një video në KALLXO.com.