Pamje nga nje aksident komunikacioni - Foto: KALLXO.com

Policia Thyen Edhe një Rekord me Tiketa të Shqiptuara

Kështu, Policia po i thyen përditë rekordet e saj me numrin e tiketave të shqiptuara.

Gjatë 24-orëshit të kaluar, Policia kishte shqiptuar 2,207 tiketa.

Kjo nismë si duket është pjesë e planit të Policisë për përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, për çka ditë më parë ka formuar një “Task Forcë“.

Masat e shtuara janë ndërmarrë pas rritjes së madhe të numrit të aksidenteve në trafik, disa prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.

Në raportin e sotëm ditor, Policia thotë se gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 82 aksidente, prej të cilave 28 me të lënduar dhe 54 pa të lënduar.