Policia do të Veprojë Pas Incidentit mes Deputetëve

Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha mmasat e nevojshme pas grushtimit mes deputetëve.

Pas grushtimit mes deputetëve Frashër Krasniqi e Milaim Zeka në studiot e Klan Kosovës, policia ka treguar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme.

NDËRLIDHUR

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani për rtv21.tv ka thënë se PK-ja i posedon të gjitha informacionet me pamjet e publikuara lidhur me këtë rrahje.

“Policia e Kosovës i posedon të gjitha informacionet dhe pamjet e publikuara lidhur me ngjarjen/incidentin e ndodhur në studion televizive të Klan Kosovës dhe për këtë në konsultim me prokurorin kompetent, menjëherë do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore”, ka thënë Kelani për RTV21.TV.

Deputeti i Nismës Milaim Zeka dhe ai i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi debatin televiziv me fyerje mes vete dhe polemika e vazhduan edhe me grushte.

Së pari në pamjet e debatit në Klan Kosova u pa Frashër Krasniqi teksa hodhi ujë në drejtim të Zekës, gjë të cilën e bëri edhe Zeka në drejtim kundërt.

Pastaj Krasniqi u ngrit nga karrigia dhe filloi sulmin fizik ndaj Zekës.

Nisma për Kosovën, deputet i së cilës është Zeka, reagoi pas këtij incidenti./21Media

29 Shtator 2017 - 20:08

RTV 21 29/09/2017 - 20:08
NDËRVEPRIMI38

Policia do të Veprojë Pas Incidentit mes Deputetëve

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend