Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Policia sqaron incidentin në Skenderaj

Lidhur me informacionin për një konflikt fizik në Skenderaj, KALLXO.com ka kontaktuar Policinë Rajonale të Mitrovicës.

Sipas Policisë, askush nuk është rrahur në Skenderaj.

Megjithatë, Policia ka konfirmuar se një person nga Skenderaj ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Personi me inicialet H.D., i cili ka marrë tretman në Spitalin e Mitrovicës, ka deklaruar se lëndimin e ka marrë pasi është rrëzuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zëdhënësi tha se Policia ka kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar dhe se nuk është hapur rast “sepse nuk ka elemente të veprës penale”.

Sot, ndërkaq, është raportuar se njerëz të afërt me kryetarin e degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakut, e kanë sulmuar fizikisht një person në qendër të qytezës.

Këtë incident të mundshëm e ka mohuar vetë Lushtaku.

http://kallxo.com/lushtaku-mohon-ndonje-zenke-ose-konflikt-fizik-ne-skenderaj/

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Lushtaku e quan “spekulim” këtë informacion.