Nga paniku i korrikut në "Beer Fest"

Policia: Situata Është nën Kontroll

Policia reagon pas incidentit që ka ndodhur gjatë festivalit “Beer Fest” në Prishtinë.

Përmes një komunikatë, Policia njofton se ka marrë informacion rreth orës 22:50 për një incident me të shtëna me armë zjarri në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po mbahej festivali “Beer Fest”.

Policia thotë se është raportuar për një person të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha ka thënë për KALLXO.com se plagët e të lënduarit janë shkaktuar nga ndonjë mjet i mprehtë.

Gazetarja e KALLXO.com raporton se pak pas mesnatës në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe njësitë e Forensikës.

Beer Fest 001

Ndërsa, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së inforacionit për incidentin. Policia ka gjetur gëzhoja.

Rasti po hetohet nga njësitet policore dhe situata është nën kontroll.

Ndërkohë, nga QKUK bëjnë të ditur se janë paraqitur 10 persona, disa prej tyre për shkak se ishin shqetësuar nga rrëmuja e shkaktuar gjatë festivalit “Beer Fest”, ndërsa disa janë të lënduar.

http://kallxo.com/panik-ne-beer-fest/