Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Policia Shqipton Gjoba në Vlerën 23 Mijë Euro Gjatë Shkurtit

Në një komunikatë për media, Policia e Koosvës ka njoftuar për masat që ka marrë gjatë muajit shkurt për siguri në trafik.

Gjatë këtij muaji, shkelësve të rregulave të trafikut policia u ka shqiptuar gjoba në vlerën 22, 765 euro.

Gjoba me pikë negative nga 1 deri në 5 u janë shqiptuar 901 pjesëmarrësve të trafikut.

Sipas ligjit, me nëntë pikë negative pezullohet leja e vozitjes.

Policia në shkurt 339 personave ua ka ndaluar drejtimin e mjetit në periudhën nga tre muaj deri në dy vjet.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aktivitetet e policisë së trafikut në muajin janar.

http://kallxo.com/policia-ua-ndalon-perkohesisht-vozitjen-590-personave/