Policia Shqiptare Zbulon 109 Kg Drogë të Braktisur

Droga sipas policisë së Tiranës është zbuluar e braktisur dhe e hedhur në mes shkurreve.

“Në territor të pyllëzuar kanë evidentuar dhe sekuestruar në një korije me shkurre, 109 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, të pa ambalazhuar, të hedhur mes shkurreve “thuhet në njoftimin e policisë. I njëjti njoftim është shoqëruar edhe me fotografi nga aksioni i policisë.