Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

Policia Shqiptare Kap Drogën e Fshehur në Gomën e Makinës

Policia Kufitare e Shqipërisë ka sekuestruar 4 kilogramë e 476 gramë heroinë dhe ka arrestuar trafikantin e dyshuar.

Sasia e drogës është kapur gjatë një kontrolli të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.

Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin P.G., u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.

Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.