Sekuestrimet | Foto: Policia e Shqipërisë

Policia Sekuestron në Vlorë Pasuri me Burim Kriminal

Policia shqiptare njofton se ka vendosur masën “sekuestro-preventive” ndaj disa objekte të banimit dhe atyre që ofrojnë shërbime.

Sipas policisë, sekuestrimi është bërë për këto objekte:

Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe F.H..

Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit F.H..

Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit A.H.

Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..

Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M.

Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit A.H.

Personat të cilëve iu përkisnin këto pasuri po ngarkohen për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.