Policia Reagon Ndaj Shkrimeve të Portaleve Serbe

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka reaguar dhe ka dhënë sqarime në lidhje me disa lajme të publikuara nga mediat serbe.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet vepron konform autorizimeve ligjore që ka, ashtu siç ka vepruar edhe në rastin e veprimeve operacionale policore me 26.03.2018 në Veri të Mitrovicës. Bazuar në  planifikimet policore, PK-ja ka qenë e angazhuar në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë të cilët nuk kanë poseduar leje për hyrje në Kosovës duke përfshirë  edhe z.Gjuriq, dhe për këtë ka angazhuar njësi relevante policore me qëllim të implementimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni policor, sipas njoftimit ka qenë i mbështetur në vendimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, ndërsa është udhëhequr nga menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, përderisa arrestimi i Marko Gjuriq është bërë nga njësitet relevante policore e ‘jo nga Nënkolonel Mentor Shabani siç citohet në mediat apo portalet serbe’.

“Deklarimet dhe supozimet e ngritura nga mediumet serbe se kinse ky operacion policor është udhëhequr nga z.Shabani e zyrtarë të tjerë individualë të apostrofuar në media nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik”, thuhet në fund të njoftimit të policisë.

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar zyrtarin serb Marko Gjuriq pasi ishte futur në Kosovë pa leje.

Tensionohet Situata në Veri, Arrestohet Marko Gjuriq

Gjuriq Sillet në Stacionin e Policisë në Prishtinë

http://kallxo.com/ekskluzive-gjuriq-deportohet-ne-merdar/

27 Mars 2018 - 22:11

Adelina Ahmeti 27/03/2018 - 22:11
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend