Nga një shkatërrim i mëhershëm i armëve | Foto: KALLXO.com

Policia Jep Shifra për Armët e Konfiskuara

Policia e Kosovës në periudhën janar-shtator 2016 ka konfiskuar një sasi armësh ilegale për të parandaluar vrasjet dhe të shtënat.

KALLXO.com u interesua për shifrat e armëve të konfiskuara pas një sërë vrasjesh që ndodhën sidomos gjatë gushtit, por edhe për shkak të të shtënave gjatë verës nëpër ahengje.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës Daut Hoxha, forcat e rendit në periudhën janar-shtator 2016 konfiskuan 845 armë.

Në krahasim me armët e konfiskuara gjatë tërë vitit të kaluar, nga janari deri në shtator të këtij viti janë sekuestruar 335 armë më pak.

Vjet sipas policisë u konfiskuan 1180 armë.

Shifra e llojeve të ndryshme të municionit të konfiskuar gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti ka mbërritur në 10,500 copë.

Por në krahasim me armët dhe municionet ilegale të kapura në vitin 2014, vjet u shënua rënie e zbulimit të tyre.

Sipas shënimeve të policisë, në vitin 2014 u konfiskuan 1318 armë, 138 më shumë se vitin e kaluar.

Në 2014-ën edhe sasia e municionit të konfiskuar ishte më e madhe se vjet.

Para dy vjetësh policia arriti të konfiskojë 37211 copë municione, ose 13092 më shumë se në 2015-ën.

Daut Hoxha, përveç dhënies së shifrave të armëve dhe municioneve të konfiskuara, tregoi për KALLXO.com se çfarë ndodh pas konfiskimit të këtyre armëve me ata që u gjenden ato.

“Të gjitha rastet e armëmbajtjeve pa leje, apo përdorimit të kundërligjshëm të tyre, trajtohen në konsultim me prokurorët përkatës dhe pas kompletimit dërgohen në organe përkatëse të drejtësisë ku edhe merren vendimet që parashihen me kod penal për vepra të caktuara”, tha Hoxha.

Ai tregoi edhe si ndodh procesi i shkatërimit të armëve ilegale.

“Sa i përket procesit të shkatërrimit të armëve ilegale të konfiskuara, kryesisht realizohet në mënyrë të kontrolluar, konform procedurave ligjore të përcjella prej vendimeve gjyqësore dhe atë duke u bazuar edhe në Strategjinë e Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit,” shpjegoi Hoxha.

Tre muaj më parë policia shkatërroi 2500 armë ilegale.

http://kallxo.com/kallxo-360-shkaterrimi-2500-armeve/

Edhe vitin e kaluar dhe para dy vjetësh KALLXO.com shkroi për armët ilegale të shkatërruara.

http://kallxo.com/i-lenduari-nga-armet-pa-leje-flet-ne-diten-e-shkaterrimit-te-disave-prej-tyre/

http://kallxo.com/shkaterrohen-2246-arme-te-vogla-dhe-te-lehta/

Zëdhënësi Hoxha tregoi për KALLXO.com se Policia e Kosovës vazhdimisht punon për luftimin e dukurive negative dhe krijimin e një sigurie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e vendit, e në këtë kontekst edhe për zvogëlimin e armëve ilegale që mund të jenë një rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e përgjithshme.

Pas disa vrasjeve të ndodhura në Prishtinë e qytete tjera të Kosovës kryesisht gatë muajit gusht, Hoxha tha për KALLXO.com para gati një muaji se numri i vrasjeve në periudhën jnar-korrik 2016 është shtuar në raport me periudhën e njëjtë të 2015-ës.

http://kallxo.com/shume-vrasje-ne-7-muajt-e-pare-te-2016-es/