Foto: KALLXO.com

Policia po Heton Thyerjen e Xhamave të Kuvendit

Pas marrjes së informacionit për thyerjen e xhamave të objektit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Policia thotë se ende nuk ka persona të identifikuar për këtë rast, por është duke e hetuar rastin.

“Jemi duke e hetuar rastin. Jemi duke pritur raport nga terreni”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

KALLXO.com raportoi për thyerjen e xhamave të Kuvendit.

http://kallxo.com/thyhen-xhamat-e-nderteses-se-kuvendit-foto/

Ky rast ka ndodhur gjatë tentimit për ta votuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, votim që po pengohet nga VV, e cila hodhi 4 herë gaz lotsjellës.