Hapësirat e Universitetit të Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Policia po Heton Letrën në Emër të ISIS-it ndaj UP-së

Një letër e gjetur sot në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës bëri që të ndërrojë vend ceremonia e përvjetorit të 47-të të këtij universiteti.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit të Prishtinës, Afrim Hoti tregoi për KALLXO.com se si u gjend letra në të cilën thuhej se UP-ja do të sulmohet sot nga organizata terroriste ISIS.

Hoti tha se letra u gjend në amfiteatrin e Fakultetit Filologjik dhe sipas tij në atë pjesë ka kamera sigurie ku mund të shihet se si ka hyrë letra.

“Në mëngjes kur stafi ynë shkon me bo  përgatitjen në sallën ku do të shënohej 47 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës është gjetur letra në Sallën e Kuqe dhe janë njoftuar institucionet. Në atë pjesë ka kamera tash është në dorë të policisë”, tha Hoti.

Për konfiskimin e kësaj letreje ka folur edhe Policia e Kosovës duke treguar që rastin e ka cilësuar si kanosje.

Sipas policisë,  ky rast po vazhdon të hetohet nga Prokuroria e Kosovës.

Edhe pse u zhvendos në një ambient tjetër, ceremonia e shënimit të 47 vjetorit të Universitetit të Prishtinës nuk shkoi si duhet, pasi disa studentë me fishkëllima dhe brohoritje tentuan ta pengojnë zhvillimin e saj.

http://kallxo.com/47-vjetori-se-shoqerime-ne-polici-dhe-proteste/