Arkiv: Avokati Azem Vllasi pranohet në QKUK pas plagosjes me armë zjarri - Foto: KALLXO.com

Policia: Po e Hetojmë Vrasjen në Tentativë të Vllasit

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë njofton përmes një komunikate se sot rreth orës 08:00, Policia ka marrë informacionin se në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Media.

Sipas njoftimit, me të dalë në vendin e ngjarjes Policia ka konstatuar se ka të bëjë me vrasje në tentative, ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima A.V, mashkull, 68 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

http://kallxo.com/plagoset-avokati-azem-vllasi/