Zgjedhjet | Foto: Atdhe Mulla

Policia me Plan Operativ për Zgjedhjet të Dielën

19 nëntori, do të jetë dita ku qytetarët do të dalin të votojnë për ata që do të udhëheqin komunat e tyre në 4 vjetët e ardhshëm.

Policia e Kosovës ka krijuar plan operativ për mbajtjen e rendit në ditën e zgjedhjeve.

I kontaktuar nga KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi tregoi se çfarë detyra do të ketë policia në ditën e zgjedhjeve dhe një ditë para tyre.

“Ne si Polici e Kosovës kemi hartuar planin operativ, si çdo herë tjerër. Do të veprojmë si në çdo palë zgjedhje që kemi vepruar, duke filluar nga përcjellja e materialeve në qendra dhe vendvotime, me shtim të aktiviteteve”, tha Bajrami.

Ai shtoi se policia do të bashkëpunojë me Komision Qendror Zgjedhor dhe Prokurorinë e Shtetit.

“Ne kemi bashkëpunim me KQZ dhe do të veprojmë si herët e kaluara, do të kemi bashkëpunim edhe me prokurorinë për çdo rast”, shtoi ai.

Në zgjedhjet e 22 tetorit policia ka evidentuar gjatë procesit të votimit disa raste penale.

http://kallxo.com/policia-evidentoi-disa-raste-penale/